Bastisje izraelite në Iranin perëndimor: Pesë ushtarë iranianë të vrarë, nëntë të plagosur

Bastisje izraelite në Iranin perëndimor: Pesë ushtarë iranianë të vrarë, nëntë të plagosur

19:55, 21/06/2025

Pesë ushtarë iranianë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të forcave izraelite në qytetin perëndimor të Sumarit, në provincën Kermanshah të Iranit. Lajmi është raportuar nga agjencia gjysmëzyrtare Fars, duke cituar një zyrtar lokal.

Sipas burimeve iraniane, bastisja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autoritetet izraelite për këtë incident. Zona e Sumarit ndodhet pranë kufirit me Irakun dhe ka qenë më parë skenë e aktivitetit ushtarak dhe përplasjeve të armatosura.

Ky sulm vjen në një kohë tensionesh të larta midis Iranit dhe Izraelit, me përplasje të vazhdueshme rajonale dhe akte të ndërsjella agresioni që rrezikojnë përshkallëzimin e konfliktit. Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende hollësi për identitetin e viktimave apo për qëllimin e bastisjes./ La Repubblica - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco