Teheran: Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore në lindje dhe perëndim të kryeqytetit

Teheran: Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore në lindje dhe perëndim të kryeqytetit

20:32, 21/06/2025

Sipas raportimeve të transmetuesit shtetëror iranian IRIB, sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit janë vënë në funksion në lindje dhe perëndim të Teheranit.

Shkaqet e kësaj lëvizjeje nuk janë bërë të ditura ende, por autoritetet nuk kanë raportuar ndonjë sulm të drejtpërdrejtë deri tani.

Incidenti vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, veçanërisht për shkak të përshkallëzimit të konfrontimeve me Izraelin dhe shqetësimeve në rritje për sigurinë kombëtare.

 Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende komente shtesë lidhur me situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco