Irani: Izraeli gëzon pandëshkueshmëri pavarësisht krimeve të tij

Irani: Izraeli gëzon pandëshkueshmëri pavarësisht krimeve të tij

16:38, 21/06/2025

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, ka akuzuar Izraelin për shkelje të vazhdueshme të të drejtave ndërkombëtare të njeriut, duke e cilësuar si shtetin që ka kryer më shumë shkelje në këtë drejtim.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane IRNA, Baghaei tha se “arsyeja kryesore për këtë është se Izraeli është ndjerë gjithmonë plotësisht imun ndaj çdo ndëshkimi për krimet e tij”.

Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar dhe çdo shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara ka një përgjegjësi të qartë për të kundërshtuar këtë padrejtësi. “Ndalimi i përdorimit të forcës është një parim themelor i Kartës së OKB-së, i deklaruar qartë në Nenin 24”, shtoi zëdhënësi iranian.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar në rajon, mes përshkallëzimit të retorikës mes Iranit dhe Izraelit në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme./ La Repubblica - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco