Kërcënimi i luftës dhe stabiliteti rajonal, Gani: Izraeli ka arritur sukses në luftën kundër grupeve terroriste të Iranit

10:54, 21/06/2025

Në një intervistë për Syri TV, Jeta Gani tregon se situata aktuale në rajon është më e tensionuar se kurrë, duke përmendur se sulmet dhe kërcënimet janë bërë më të shpeshta.

Ajo thekson se ndonëse ka pasur një ndalim të trajnimeve raketore, kjo nuk do të thotë se kërcënimi është shuar, përkundrazi, ai është bërë më i pranishëm.

Sipas Ganit, shfaqjet e reja të luftës dhe intensifikimi i aktiviteteve ushtarake kanë krijuar një ambient të rëndë për jetën e përditshme, duke rrezikuar stabilitetin e rajonit dhe jetën e qytetarëve.

Për më tepër, ajo sjell në vëmendje rolin e Izraelit në luftën kundër këtyre grupeve terroriste dhe rëndësinë e veprimeve të tij strategjike për ruajtjen e sigurisë.

Deklarata e saj:

"Kjo natë, siç do natë tjetër, ka qenë më sulme, por këtë herë nuk ka pasur trenime të raketave dhe kjo është diçka shumë e madhe.

Edhe mbrëmë ka pasur rënie të sirenave dhe gjendja nuk është aspak e lehtë, bëhet gjithmonë diçka dhe ka shfaqje të reja të luftës, se këto gjëra të stresojnë, të prishin normalizimin e jetës, por gjithsesi çdo mëngjes themi faleminderit Zotit që të paktën nuk kemi rënë këtu ku jetojmë dhe në të gjithë Izraelin.

Izraeli e quan këtë si një sukses vrasjen e krerëve të kësaj pjesë terroriste të shtetit të Iranit, që në kokën e saj është Khamenei, i cili ka 25 vjet që organizon luftën kundër Izraelit, ka bërë me dhjetra luftëra ndaj tij dhe është momenti që këta krerë që kanë punuar për të bërë një bazë të fortë ushtarake për të zhdukur shtetin e Izraelit, duke përdorur të gjitha mënyrat për të luftuar Izraelin, kështu që Izraeli është një sukses për to.

Qëllimi i parë i Izraelit është të ruajë ekzistencën e popullit të tij dhe ajo që është më kryesorja është të rrëzohet një qeveri terroriste, me në krye Khamenein, i cili ka si qëllim të shkatërrojë dhe të vrasë, dhe do të jetë një sukses edhe për popullin e Iranit, që është në një diktaturë mjaft të vështirë.

Në këtë luftë, të gjitha gjërat janë të lidhura bashkë dhe kur themi për një armë bërthamore të Iranit, kjo armë, e cila kishte kaluar kufijtë, ishte kërcënimi kryesor i Iranit, i cili kishte të gjitha mundësitë vetëm për të zhdukur shtetin izraelit nga harta".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco