Rrjedhje spektakolare lave, që arrinin deri në 300 metra lartësi, shpërthyen nga vullkani Kilauea në ishullin e Hawaii në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, duke krijuar një pamje mbresëlënëse dhe frymëzuese, për vendasit dhe studiuesit.
Sipas CBS News, që citon Observatorin e Vullkaneve të Havait, aktiviteti vullkanik nisi mbrëmjen e djeshme.
Fillimisht, shpërthimi ishte i kufizuar dhe sporadik, me rrjedha të vogla lave. Por me kalimin e orëve, intensiteti i tij u rrit ndjeshëm.
© SYRI.net