Netanyahu: Me këtë luftë po ndryshojmë fytyrën e globit, çdo kontribut është i mirëpritur

Netanyahu: Me këtë luftë po ndryshojmë fytyrën e globit, çdo kontribut është i mirëpritur

20:07, 19/06/2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se lufta e Izraelit kundër Iranit po shënon një moment historik, ku sipas tij, duke kaluar përtej Lindjes së Mesme dhe duke ndikuar në rendin global.

“Thashë se do ta ndryshonim fytyrën e Lindjes së Mesme, dhe tani them po e ndryshojmë fytyrën e botës,” u shpreh Netanyahu në një intervistë për televizionin publik izraelit KAN 11.

Ai theksoi se Izraeli ka kapacitetin për të goditur të gjitha objektet e programit bërthamor iranian, por shtoi se për realizimin e këtij objektivi, çdo mbështetje ndërkombëtare është e nevojshme.

Çdo ndihmë është e mirëpritur për t’i dhënë fund programit bërthamor të Iranit,” tha Netanyahu. Syri.net-iefimerida

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco