DASH u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Irani

DASH u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Irani

20:14, 19/06/2025

Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani.

Sipas njoftimit, DASH u kërkon që të largohen në një vend më të sigurt.

“Bëni një plan për t’u larguar nga Irani, që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë amerikane. Nëse nuk mund të largoheni, gjeni një vend të sigurt në vendbanimin tuaj ose një ndërtesë të sigurt. Koha po mbaron”, thuhet në mesazhin e DASH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco