Konflikti Izrael-Iran/ Merz - Netanyahut: Përmbahu me sulmet!

Konflikti Izrael-Iran/ Merz - Netanyahut: Përmbahu me sulmet!

17:40, 19/06/2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz foli në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe i kërkoi të përmbahej në fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, raporton Reuters.

Merz shprehu mbështetjen e Gjermanisë për sulmet ushtarake izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit, por theksoi rëndësinë e kërkimit të zgjidhjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin.

Pak ditë më parë Merz tha se Izraeli po bën punën e ndyrë për të gjithë botën duke sulmuar objektivat bërthamore të Iranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco