Sulmi në centralin bërthamor iranian dhe spitalin izraelit,  çfarë duhet të dini

Sulmi në centralin bërthamor iranian dhe spitalin izraelit, çfarë duhet të dini

11:01, 19/06/2025

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm pas goditjeve të ndërsjella midis Izraelit dhe Iranit, që kanë përfshirë objektiva të ndjeshme si centrale bërthamore dhe objekte shëndetësore.

Në Izrael, një spital në Beersheba, në jug të vendit, është dëmtuar nga një sulm me raketa. Megjithëse Irani pretendon se objektivi ishte një bazë ushtarake pranë spitalit, sulmi ka shkaktuar panik dhe dhjetëra të plagosur në zona të ndryshme të vendit. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Teherani do të “paguajë çmimin” për këto veprime.

Në Iran, forcat izraelite pretendojnë se kanë ndërmarrë sulme të drejtpërdrejta mbi centralet bërthamore të vendit, përfshirë reaktorin e ujit të rëndë në Arak dhe uzinën e pasurimit të uraniumit në Natanz. Si përgjigje, autoritetet iraniane kanë paraqitur një ankesë zyrtare pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), duke akuzuar Izraelin për një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

Ndërkohë, në Uashington, sipas raportimeve nga CBS, Donald Trump ka miratuar planet për një sulm të mundshëm kundër Iranit. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen drejtpërdrejt në konfliktin e ri.

Tensionet janë në rritje, ndërsa komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për përmbajtje dhe diplomaci, për të shmangur një përplasje më të gjerë në rajon./BBC - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco