Izraeli sulmon selinë e policisë kombëtare iraniane, disa të plagosur

Izraeli sulmon selinë e policisë kombëtare iraniane, disa të plagosur

21:47, 18/06/2025

Disa persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi ajror që goditi selinë e policisë kombëtare të Iranit, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA. Mediat e huaja që citojnë IRNA-n njoftojnë se sulmi preku edhe ndërtesa pranë Komandës Kombëtare të Zbatimit të Ligjit të Iranit, duke e cilësuar atë si pjesë të “agresionit të vazhdueshëm nga regjimi uzurpues dhe brutal sionist”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se Forcat Ajrore të Izraelit “shkatërruan selinë e sigurisë publike të regjimit iranian”, të cilën e përshkroi si “dega kryesore shtypëse e diktatorit iranian”. Megjithatë, CNN thekson se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, ndërsa Katz nuk dha detaje të mëtejshme.

Sipas raportimeve paraprake, sulmi ndodhi pranë një objekti të Gjysmëhënës së Kuqe në Teheran, ndërkohë që selia e Komandës së Policisë ndodhet në të njëjtën rrugë me këtë institucion. Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm në javët e fundit, me një seri shkëmbimesh akuzash dhe goditjesh të ndërsjella.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco