‘Çdo ndërhyrje ushtarake në konfliktin Izrael-Iran mund të ketë pasoja’, thotë kreu i OKB-së

‘Çdo ndërhyrje ushtarake në konfliktin Izrael-Iran mund të ketë pasoja’, thotë kreu i OKB-së

20:41, 18/06/2025

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje kundër ‘ndërkombëtarizimit të mëtejshëm’ të konfliktit Iran-Izrael.

Ai gjatë një deklarate tha se ndërhyrjet e reja ushtarake mund të kenë pasoja të rënda jo vetëm për rajonin dhe më gjerë.

“Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen e sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”, tha Guterres.

Kjo deklaratë e Guterres vjen pasi Trump tha se po përgatitet të përdorë asetet ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco