Franca do të presë samitin e G7 më 2026 në alpin e Evianit

Franca do të presë samitin e G7 më 2026 në alpin e Evianit

22:07, 17/06/2025

Franca do të presë samitin e ardhshëm të G7 në verën e vitit 2026, në vendpushimin alpin të Evianit, njoftoi sot presidenti Emmanuel Macron.

Ky qytet malor, i ndodhur në brigjet e Liqenit të Gjenevës, pranë kufirit me Zvicrën, ka qenë më parë mikpritës i samitit të atëhershëm të G8 në vitin 2003.

Në atë samit, Rusia mori pjesë për herë të parë si anëtare e plotë, por u përjashtua në vitin 2014 pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Franca do të marrë presidencën e radhës së Grupit të Shtatë (Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara) në janar. Samiti i fundit i G7 i mbajtur në Francë ishte ai i vitit 2019, në qytetin bregdetar të Biarritz-it. Syri.net-Protothema

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco