Ushtria izraelite thotë se ka vrarë komandantin iranian përgjegjës për operacionet luftarake

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë komandantin iranian përgjegjës për operacionet luftarake

21:05, 17/06/2025

Ushtria izraelite njoftoi sot se është vrarë komandanti i ri i të shtabit qendror të 'Khatam-al Anbiya', Ali Shadmanin vetëm disa ditë pasi ky i fundit u emërua në këtë detyrë.

Sipas IDF, Ali Shadmani, ishte një figurat më kryesore të ushtrisë iraniane në luftën kundër Izraelit, ku sipas saj, ishte përgjegjës për menaxhimin e operacioneve luftarake.

“Ali Shadmani ishte përgjegjës për menaxhimin e operacioneve luftarake dhe miratimin e planeve sulmuese të Iranit. Në rolet e tij të ndryshme, ai pati një ndikim të drejtpërdrejtë në planet ofensive të Iranit që kishin në shënjestër Shtetin e Izraelit” thuhet në deklaratën e IDF. Syri.net-The Times of Israel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco