Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur pak më parë në samitin e G7-ës në Kanada.
Sipas raportimeve nga agjencitë Reuters dhe AFP, Macron u shpreh se do të ishte një gabim i madh nëse ndryshimi i regjimit në Iran do të arrihej përmes mjeteve ushtarake.
Ai paralajmëroi se një ndryshim i tillë do të sillte “kaos” dhe theksoi se vendet duhet të rikthehen në tryezën e bisedimeve për të diskutuar mbi programin bërthamor të Iranit.
“Unë besoj se kemi nevojë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rikthyer të gjithë palët në tryezën e bisedimeve,” u shpreh Macron.
© SYRI.net