Shpërthime të forta në Teheran, rriten tensionet Izrael-Iran

Shpërthime të forta në Teheran, rriten tensionet Izrael-Iran

20:47, 17/06/2025

Në pjesën perëndimore të Teheranit janë dëgjuar shpërthime të shumta dhe intensive, raportoi agjencia shtetërore iraniane IRNA.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar mbi shkakun ose burimin e tyre.

Kjo situatë vjen pas deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, i cili paralajmëroi se Izraeli është duke u përgatitur të godasë objektiva të rëndësishëm në Teheran, duke ngritur dyshimet për një ofensivë të mundshme izraelite.

Sipas burimeve, situata në rajon mbetet jashtëzakonisht e tensionuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco