Izraeli po përdor 'luftë psikologjike' kundër iranianëve

Izraeli po përdor 'luftë psikologjike' kundër iranianëve

12:38, 17/06/2025

Izraeli po zhvillon një “luftë psikologjike” kundër Iranit përmes një fushate të intensifikuar kërcënimesh dhe vrasjesh të synuara, deklaroi të hënën analisti iranian Abas Aslani. Ai theksoi se objektivi i kësaj strategjie është frikësimi i opinionit publik iranian dhe frenimi i një kundërpërgjigjeje ushtarake nga Teherani.

“Tel Avivi po përpiqet të rrisë nivelin e kërcënimeve në mënyrë që të ndalojë Iranin nga reagimi ndaj sulmeve izraelite,” tha Aslani, i cili është bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Qendrën për Studime Strategjike të Lindjes së Mesme, me qendër në Teheran.

Sipas tij, Irani ka zgjedhur deri tani të mos reagojë me gjithë fuqinë e tij ushtarake, duke mbajtur të hapur mundësinë për një përfshirje amerikane në krizë. Megjithatë, ai paralajmëroi se këto përpjekje nuk do ta pengojnë Teheranin të kundërpërgjigjet.

“Në vend që të nxisin kaos, këto sulme kanë rritur ndjenjën e unitetit kombëtar në Iran,” shtoi Aslani, duke sugjeruar se efekti psikologjik i dëshiruar nga Izraeli mund të ketë rezultuar i kundërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco