Video/ Donald Trump merr fanellën e Ronaldos me mesazhin e veçantë

Video/ Donald Trump merr fanellën e Ronaldos me mesazhin e veçantë

11:43, 17/06/2025

Gjatë samitit të G7 që u zhvillua në Kanada, Antonio Costa, president i Këshillit Europian dhe ish-kryeministër i Portugalisë, i dhuroi presidentit amerikan, Donald Trump, një fanellë të firmosur nga Cristiano Ronaldo.

Fanella e veçantë që iu dorëzua Trump-it kishte një dedikim të shkruar drejtpërdrejt: ‘Tw luash për paqen. Ky mesazh simbolik synon të promovojë bashkëpunimin dhe paqen ndërkombëtare përmes fuqisë dhe ndikimit që ka sporti.

Ish-kryeministri portugez ndau në rrjetin social X disa fotografi të momentit të dorëzimit të fanellës, ku shihet Donald Trump duke e pranuar me interes. Në një video të postuar po aty, Trump lexon mesazhin në fanellë dhe komentoi me entuziazëm: “Të luash për paqen... më pëlqen shumë kjo.”

Ky moment përfaqëson një ndërthurje mes politikës dhe sportit, duke nxjerrë në pah figurën e Cristiano Ronaldos si ambasador global për vlera pozitive si paqja dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco