Teherani boshatiset mes frikës së bombardimeve: Mijëra njerëz largohen nga kryeqyteti

Teherani boshatiset mes frikës së bombardimeve: Mijëra njerëz largohen nga kryeqyteti

10:40, 17/06/2025

Teherani po përjeton një eksod masiv, ndërsa mijëra banorë janë larguar nga kryeqyteti iranian pas bombardimeve izraelite që tronditën zonën. Pamjet nga qyteti tregojnë rrugë të zbrazura dhe qendra të mbyllura tregtare, përfshirë edhe Pazarin e Madh, simbol i jetës ekonomike dhe kulturore të Teheranit.

Largimi masiv u përshpejtua pas një paralajmërimi të bërë në rrjetet sociale nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili u shpreh: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani.” Ndërkohë, autoritetet lokale vazhdojnë të pretendojnë se situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik.

Rrugët drejt perëndimit të qytetit, që të çojnë drejt Detit Kaspik, janë të mbingarkuara nga trafiku, me kolona të gjata makinash që përpiqen të largohen. Po ashtu, stacionet e karburantit po përballen me radhë të gjata, ndërsa qytetarët kërkojnë të furnizohen para se të nisen.

Kjo valë largimesh vjen mes tensioneve të rritura në rajon dhe pasigurisë së thelluar që ndjehet mes popullsisë së kryeqytetit./ La Repubblica - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco