Izrael/ Sulmi iranian ndaj rafinerisë së naftës në Haifa, humbin jetën 3 persona

Izrael/ Sulmi iranian ndaj rafinerisë së naftës në Haifa, humbin jetën 3 persona

18:51, 16/06/2025

Tre izraelitë humbën jetën mbrëmjen e së dielës si pasojë e një sulmi iranian ndaj një rafinerie nafte në Haifa, në veri të Izraelit.

Lajmi u konfirmua të hënën nga një zyrtar izraelit, pas autorizimit të dhënë nga zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Izraelit (IDF).

Zyrtari verifikoi raportimet e mëparshme të mediave izraelite për tre viktima, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ndërkohë, ushtria izraelite ndalon publikimin apo shpërndarjen e informacionit dhe imazheve që lidhen me dëmet në infrastrukturën strategjike të vendit. Syri.net-iefimerida

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco