Liderët e vendeve anëtare të G7-ës kanë bërë thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, sipas një deklarate të përbashkët, raportojnë dy burime diplomatike dhe një draft deklarate të siguruar nga Reuters.
Deklarata nënvizon rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit global, përfshirë tregjet e energjisë, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin pasigurinë ndërkombëtare.
Megjithatë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka firmosur ende draftin e deklaratës, sipas burimeve të njëjta.
Në dokumentin paraprak, theksohet se Izraeli ka të drejtën të mbrohet, ndërsa u kërkohet palëve të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
© SYRI.net