Iran/ 60 persona kanë humbur jetën për shkak të sulmeve izraelite, mes tyre 20 fëmijë

Iran/ 60 persona kanë humbur jetën për shkak të sulmeve izraelite, mes tyre 20 fëmijë

21:25, 14/06/2025

Rreth 60 persona, përfshirë 20 fëmijë, humbën jetën në një sulm izraelit ndaj një kompleksi banimi në kryeqytetin iranian, Teheran, raportoi të dielën televizioni shtetëror iranian.

Ndërkohë, dy persona të tjerë u vranë në një sulm të ngjashëm ndaj një objekti raketor në Asadabad, në Iranin perëndimor, sipas mediave iraniane.

Televizioni shtetëror raportoi gjithashtu se dy oficerë të lartë të ushtrisë iraniane u vranë në atë që u cilësua si një sulm i pashembullt nga Izraeli ndaj territorit iranian.

Sipas të njëjtit burim, gjenerali Gholamreza Mehrabi, zëvendësshef i departamentit të inteligjencës në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dhe gjenerali Mehdi Rabbani, zëvendësshef i operacioneve, ‘ranë si martirë’ gjatë sulmit. Syri.net-Protothema

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco