Prodhimi gazit natyror në një pjesë të kompleksit South Pars është ndërprerë, thonë mediat iraniane

Prodhimi gazit natyror në një pjesë të kompleksit South Pars është ndërprerë, thonë mediat iraniane

21:10, 14/06/2025

Prodhimi i gazit natyror në një pjesë të fushës së naftës në South Pars të Iranit u ndal sot pas një sulmi izraelit, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim.

“Sipas raportimeve, për shkak të një zjarri në njërën nga katër njësitë e platformës së Fazës 14 të South Pars, prodhimi ditor prej 12 milionë metrash kub gaz natyror është pezulluar përkohësisht, derisa kjo njësi e rafinerisë të vihet sërish në funksion,” njoftoi Tasnim.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se një sulm izraelit me dron ka goditur këto objekte, duke shkaktuar një ‘shpërthim të fuqishëm’ dhe një zjarr në zonën industriale pranë qytetit portual Kangan.

Sipas Ministrisë iraniane të Naftës, zjarri u vu më pas nën kontroll.

Fusha gjigante e gazit South Pars është një nga dy qendrat kryesore të prodhimit të hidrokarbureve në Iran. Syri.net-Kathimerini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco