Dronët izraelitë godasin infrastrukturën e kompleksit më të madh në glob të gazit natyror në Iran

Dronët izraelitë godasin infrastrukturën e kompleksit më të madh në glob të gazit natyror në Iran

20:09, 14/06/2025

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një fushë gazi natyror në Iran, sipas CNN, duke cituar mediat lokale.

Flakët kanë përfshirë fushën e gazit South Pars, e njohur si depozita më e madhe e gazit natyror në botë, e vendosur në provincën Bushehr, në jug të Iranit.

Sipas burimeve iraniane, zjarri ka ardhur si pasojë e një sulmi të dyshuar me dron nga Izraeli.

"Rreth një orë më parë, një dron izraelit goditi një nga rafineritë e Phase 14 të kompleksit South Pars, duke shkaktuar një shpërthim të madh dhe zjarr në rafineri," raportoi agjencia iraniane Tasnim.

Ndërkohë, agjencia Fars tha se zjarrfikësit janë në terren dhe po përpiqen të vënë nën kontroll flakët.

Në rrjetet sociale dhe mediat lokale po qarkullojnë video që tregojnë një zjarr të madh dhe re të dendura tymi që ngrihen nga kompleksi i gazit. Syri.net-iefimerida

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco