Policia kërkon një burrë të bardhë me jelek antiplumb.
Autoritetet amerikane po hetojnë të shtënat me armë pranë Minneapolis , duke i detyruar zyrtarët t'u kërkojnë banorëve të qëndrojnë brenda.
Një kërkim i gjithanshëm ka filluar, me policinë që ka identifikuar një burrë të bardhë të veshur me jelek antiplumb, raportoi CNN.
Përfaqësuesja Melissa Hortman dhe burri i saj u vranë në Brooklyn Park, ndërsa senatori John Hoffman dhe gruaja e tij u plagosën në Champlin, në të shtëna të ndara, por "të motivuara politikisht" në shtëpitë e tyre.
Policia thotë se po kërkon një të dyshuar "të armatosur dhe të rrezikshëm". Ai është një burrë i bardhë me flokë ngjyrë kafe, i veshur me një jelek të zi mbi një këmishë dhe pantallona blu, dhe mund të jetë duke u shtirur si anëtar i forcave të rendit. "Po e monitorojmë nga afër situatën dhe do të ndajmë më shumë informacion së shpejti", tha Guvernatori Tim Waltz. /tgcom24/
© SYRI.net