Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se ushtria izraelite do të bombardojë ‘të gjitha pozicionet e regjimit’ në Iran, duke shtuar se sulmet e deritanishme kanë dhënë një ‘goditje vendimtare’ ndaj programit bërthamor të Republikës Islamike.
“Do të godasim çdo pozicion dhe objektiv të regjimit të ajatollahut,” tha Netanyahu, duke iu referuar liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.
“Ajo që kanë përjetuar deri tani nuk është asgjë në krahasim me atë që do t’i ndodhë në ditët në vijim,” paralajmëroi ai në një mesazh video.
Netanyahu shtoi se forcat izraelite po shkatërrojnë gjithashtu kapacitetet e Iranit për të ndërtuar raketa balistike.
“Me sulmin masiv të së premtes ndaj Iranit, i dhamë një goditje kritike programit të tyre bërthamor,” përfundoi kryeministri izraelit. Syri.net-CNN.gr
© SYRI.net