Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, paralajmëroi sot se Republika Islamike do të përgjigjet me më shumë forcë nëse Izraeli vazhdon sulmet e tij ushtarake kundër Iranit.
“Agresioni i vazhdueshëm sionist do të çojë në një përgjigje më të fuqishme dhe më të ashpër nga forcat e armatosura iraniane,” tha Pezeshkian përgjatë një bisede telefonike me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif.
Kjo deklaratë bëhet e ditur nga zyra e presidencës iraniane. Syri.net-iefimerida
© SYRI.net