Irani dhe Izraeli/ Nga lufta e fshehtë te përplasja e hapur

Irani dhe Izraeli/ Nga lufta e fshehtë te përplasja e hapur

22:24, 13/06/2025

Izraeli njoftoi të premten se kreu sulme ajrore në Iran, vetëm një ditë para se të zhvilloheshin bisedimet midis Republikës Islamike dhe SHBA-së në Oman lidhur me programin në rritje të pasurimit të uraniumit nga Teherani.

Ky është përshkallëzimi më i fundit që nga fillimi i luftës në Gaza në vitin 2023 dhe rrit frikën për një konflikt të përgjithshëm midis dy vendeve, të cilat kanë një histori dekadash armiqësie, me konflikte të fshehta që përfshijnë sulme tokësore, detare, ajrore dhe kibernetike.

Kronolgjia e tensioneve Izrael-Iran

1979: Revolucioni Islamik rrëzon Mohammed Reza Shah-in, udhëheqësin pro-perëndimor të Iranit që konsideronte Izraelin aleat. Regjimi i ri teokratik shiit vendos kundërshtimin ndaj Izraelit si element ideologjik kyç.

1982: Gjatë pushtimit izraelit të Libanit, Garda Revolucionare e Iranit mbështet ngritjen e Hezbollahut, që do të bëhet armiku kryesor i Izraelit në kufi.

1983: Hezbollahu organizon sulme vetëvrasëse për të dëbuar forcat izraelite dhe perëndimore nga Libani; Izraeli tërhiqet më pas nga pjesa më e madhe e vendit.

1992-1994: Iranit dhe Hezbollahit akuzohen nga Argjentina dhe Izraeli sulmet vetëvrasëse(kamikaze) në ambasadën izraelite dhe një qendër hebraike në Buenos Aires, që shkaktuan dhjetra viktima; akuzat mohohen nga ana iraniane.

2002: Zbulimi i programit sekret iranian për pasurimin e uraniumit ngjall shqetësime për synime bërthamore, që Izraeli i mohon, duke kërkuar masa të ashpra kundër Iranit.

2006: Lufta njëmujore Izrael-Hezbollah në Liban përfundon me një bllokim pa fitues të qartë.

2009: Ajatollah Khamenei e quan Izraelin ‘kancer të rrezikshëm dhe fatal’.

2010: Virusi kibernetik Stuxnet, i zhvilluar nga SHBA dhe Izraeli, sulmon fabrikën iraniane të uraniumit në Natanz, sulmi i parë kibernetik publik ndaj infrastrukturës industriale.

2012: Shkencëtari bërthamor iranian Mostafa Ahmadi-Roshan vritet në Teheran; Izraeli dyshohet për sulmin.

2018: Netanyahu përshëndet tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e Iranit; Izraeli godet infrastrukturën ushtarake iraniane në Siri, pas sulmeve raketore të Teheranit në Lartësitë e Golanit.

2020: Izraeli mirëpret vrasjen e Gjeneral Qassem Soleimani nga SHBA; Irani kundërpërgjigjet me sulme raketore ndaj bazave amerikane në Irak.

2021: Irani fajëson Izraelin për vrasjen e shkencëtarit Mohsen Fakhrizadeh, të lidhur me programin bërthamor sekret iranian.

2022: Biden dhe Lapid nënshkruajnë deklaratën e përbashkët kundër armëve bërthamore iraniane, duke treguar unitet midis aleatëve.

Prill 2024: Sulm ajror i dyshuar izraelit në ambasadën iraniane në Damask vret shtatë oficerë të Gardës Revolucionare; Irani përgjigjet me sulme dronësh dhe raketash mbi Izraelin.

Tetor 2024: Irani qëllon mbi 180 raketa drejt Izraelit, si hakmarrje për vrasjet e udhëheqësve të Hezbollahut dhe Hamasit; Izraeli përgjigjet me sulme mbi bazat ushtarake iraniane.

Qershor 2025: Izraeli kryen sulme të mëtejshme në Iran me qëllim goditjen e infrastrukturës bërthamore dhe shkencëtarëve iranianë, në një ofensivë të quajtur ‘Luani në Ngritje’.

Media iraniane raporton vrasjen e komandantit Hossein Salami dhe shkencëtarëve kryesorë bërthamorë. SHBA-të mohojnë ndihmën në këtë operacion.

Sulmet e fundit erdhën pas paralajmërimeve të ish-presidentit amerikan Trump, i cili tha se personeli amerikan po largoheshin nga Lindja e Mesme për shkak të rrezikut në rritje në rajon. Syri.net-Reuters

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco