Rusi/ Bëri thirrje për armëpushim me Ukrainën, arrestohet një nga figurat kryesore të opozitës

Rusi/ Bëri thirrje për armëpushim me Ukrainën, arrestohet një nga figurat kryesore të opozitës

18:41, 10/06/2025

Autoritetet ruse kanë arrestuar Lev Shlosberg-un, një nga figurat kryesore të partisë opozitare Yabloko, duke e akuzuar për ‘diskreditim të forcave ushtarake ruse’.

Shlosberg, 61 vjeç kishte bërë thirrje për një armëpushim në Ukrainë gjatë një debati publik në janar me historianin Yuri Pirovarov.

Sipas raportimeve, forcat e sigurisë kanë kryer bastisje në banesën e tij në Pskov, ku ai jeton me bashkëshorten dhe babanë e tij 96-vjeçar, duke konfiskuar pajisje elektronike.

Gjithashtu një bastisje është kryer edhe në zyrën e tij. Shlosberg rrezikon deri në pesë vjet burg nëse provohet se ka kryer shkelje të përsëritura.

Më parë, ai ishte gjobitur dy herë për akuza të ngjashme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco