Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Filikurit, ku një turiste spanjolle ka pësuar dëmtime në kokë pas një rrëzimi.
Rreth orës 16:00, Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori një telefonatë për incidentin. Menjëherë pas alarmit, shërbimet e rendit u nisën drejt vendngjarjes dhe konstatuan se shtetasja e huaj ishte rrëzuar në një pjesë të vështirë të aksesueshme të plazhit dhe kishte pësuar dëmtime në kokë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të disa pushuesve, u bë e mundur nxjerrja e saj nga vendi ku ishte bllokuar. Më pas, ajo u shoqërua me ambulancë drejt Qendrës Shëndetësore Himarë, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë ende plotësisht e ditur, ndërsa autoritetet po ndjekin situatën nga afër.
© SYRI.net