Komisioni Evropian i jep dritën jeshile Bullgarisë për të miratuar monedhën euro, vitin e ardhshëm

Komisioni Evropian i jep dritën jeshile Bullgarisë për të miratuar monedhën euro, vitin e ardhshëm

14:30, 04/06/2025

Bullgaria është pranë hyrjes në Eurozonë dhe mund të bëhet shteti i 21-të anëtar, sipas raportit të Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE) të publikuar sot.

Sipas vlerësimit të institucioneve evropiane, Bullgaria përmbush katër kriteret kryesore për konvergjencën nominale si stabilitetin e çmimeve, financat publike të qëndrueshme, stabilitetin e kursit të këmbimit dhe normat e qëndrueshme të interesit afatgjatë.

Kjo do t’i mundësojë Sofjes të adoptojë euron si monedhë zyrtare që nga 1 janari 2026. Bullgaria është ende shteti më i varfër në Bashkimin Evropian, por ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit ekonomik më të ngushtë.

Edhe pse vendi kalon sfida politike të brendshme, Komisioni dhe BQE vlerësojnë angazhimin e vazhdueshëm të Bullgarisë për t’u bashkuar me Eurozonën.

Që prej vitit 1999, leva bullgare është e lidhur me euron, ndërsa nga viti 2020 Bullgaria është pjesë e procesit të bashkimit bankar të BE-së. Syri.net-Protothema

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco