Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

21:01, 02/06/2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dënoi ashpër sulmin e tmerrshëm të djeshëm në Boulder, në shtetin e Kolorados, duke theksuar se akte të tilla terrorizmi “nuk do të tolerohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Në deklaratën e tij, Trump e lidhi sulmin me politikën e paraardhësit të tij, duke akuzuar administratën e Joe Biden për një “politikë qesharake të kufijve të hapur” e cila, sipas tij, “i shkaktoi dëme të mëdha vendit tonë” .

Trump theksoi se sulmuesi hyri në vend falë politikave të Bidenit, por se sipas “politikave të tij”, individë të tillë do të deportoheshin.

“Aktet e terrorizmit do të ndiqen penalisht sipas plotë ligjit”, tha presidenti, duke shtuar se ky incident është një tjetër provë pse është e nevojshme të sigurohen kufijtë dhe të deportohen “radikalët e paligjshëm dhe antiamerikanë” nga vendi.

Sulmi në Boulder sipas informacionit në dispozicion, u shënua si një “akt i dyshuar terrorizmi”.

I dyshuari, Mohamed Sabry Soliman, dyshohet se plagosi tetë persona gjatë sulmit, duke bërtitur “Palestina e lirë” ndërsa vinte zjarre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco