Maniati i teknologjisë, Elon Musk, është larguar ditën e djeshme me çelës të artë nga Shtëpia e Bardhë, të cilën ja dhuroi Presidenti Trump.
Trump e thirri në Zyrën e Ovale Musk, për ta falënderuar publikisht për kontributin e tij 130-ditor me punët e veçanta qeveritare që kishte marrë përsipër.
Sipas mediave ndërkombëtare, Musk e sheh veten si Ati i DOGE, ku binte në sy që këtë mbishkrim e kishte dhe në bluzën e tij të zezë që kishte veshur përgjatë këtij takimi.
Kur Musk morri këtë detyrë përsipër theksonte, "rezultatet do t'i shihni në të ardhmen, pas një ose dy vitesh. Më vonë, do të shihni shumë rezultate, qindra dhe miliarda dollarë marrë së bashku, dhe do të ketë edhe më shumë që do të vijnë,", dhe sot maniati dhe punonjësit e tij në DOGE kanë arritur të kursejnë 160 miliardë dollarë.
© SYRI.net