Shtëpia e Bardhë falënderoi sot zyrtarisht Elon Musk për rolin e tij në përpjekjet për të ulur shpërdorimin e fondeve publike në administratën Trump, pasi miliarderi njoftoi përfundimin e angazhimit të tij në këtë mision.
"Ne e falënderojmë për punën e tij", deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, duke shtuar se përpjekjet për të reduktuar shpërdorimin, mashtrimin dhe abuzimin do të vazhdojnë.
Musk kishte prezantuar iniciativën e njohur si DOGE (Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë), një komitet i brendshëm i krijuar për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë në administratën federale.
Sipas Levitt, sekretarët e kabinetit të Presidentit Trump po bashkëpunojnë ngushtë me stafin e DOGE për të zbatuar rekomandimet në agjenci të ndryshme qeveritare.
"Ata do të vazhdojnë të punojnë me zyrtarët përkatës të emëruar politikisht që Musk ndihmoi të vendosen në pozicione kyçe,” theksoi ajo. Syri.net-Protothema
© SYRI.net