Izrael/ Netanyahu i gatshëm të pranojë propozimin e Witkoffit për armëpushimin në Gaza

Izrael/ Netanyahu i gatshëm të pranojë propozimin e Witkoffit për armëpushimin në Gaza

17:47, 29/05/2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po përgatitet të pranojë një propozim të ri për armëpushim, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Lajmi u raportua nga The Times of Israel, duke cituar burime nga portali amerikan Axios, sipas të cilave Netanyahu ka informuar familjet e pengjeve se është gati të ecë përpara me këtë iniciativë, e cila përfshin edhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Propozimi i paraqitur nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, përfshin një armëpushim të përkohshëm 60-ditor, gjatë të cilit të dyja palët, Izraeli dhe Hamasi, do të zhvillojnë negociata për kushtet e një armëpushimi të përhershëm.

Vendimi i Netanyahut vjen në një moment delikat politik dhe ushtarak për Izraelin. Nga njëra anë, presioni ndërkombëtar për një zgjidhje humanitare dhe lirimin e pengjeve po rritet, ndërsa nga ana tjetër, brenda vendit ka tensione të forta mes forcave politike dhe publikut mbi strategjinë në Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve, Netanyahu i ka komunikuar familjeve të pengjeve se është gati të pranojë propozimin amerikan, duke e parë si një mundësi për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së pengjeve, që është një plagë e thellë për shoqërinë izraelite.

Nga kampi tjetër, Hamasi shfaqet i rezervuar. Sipas burimeve të afërta me grupin, propozimi i Ëitkoff nuk ofron garanci të mjaftueshme për ndalimin e përhershëm të armiqësive.

Ajo që shqetëson Hamasin është mospërcaktimi i qartë i zgjatjes së armëpushimit nëse negociatat për paqe zgjasin më shumë se 60 ditë. Syri.net-iefimerida

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco