Trump, afat Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump, afat Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

09:18, 29/05/2025

Donald Trump duket se i ka vendosur Vladimir Putinit një afat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

I pyetur të mërkurën, 28 maj, në Zyrën Ovale nëse mendonte se presidenti rus donte ta përfundonte luftën, Trump u përgjigj: “Nuk mund t’jua them këtë tani, por do ta mësoni për rreth dy javë.”

Presidenti amerikan shtoi: “Do të kuptojmë nëse po na tërheq zvarrë apo jo, dhe nëse është kështu, do të reagojmë ndryshe, por do të duhen rreth një javë e gjysmë deri në dy javë.”

Trump shtoi se ishte “shumë i zhgënjyer” nga sulmet e fundit me raketa dhe dronë të kryera nga Rusia. “Kur shoh raketa që godasin qytete, kjo nuk është e pranueshme. Nuk do ta lejojmë këtë.”

Kjo deklaratë përforcon qëndrimin se durimi i Trump ndaj Putinit po shteron, pas komenteve të mëparshme ku e kishte quajtur atë “i çmendur” dhe e kishte akuzuar se “po luan me zjarrin.”

Presidenti amerikan tha se po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, megjithatë theksoi se nuk do tw dëshironte nëse mendon se një marrëveshje është afër.

Deklarata e tij erdhi pasi Rusia propozoi zhvillimin e bisedimeve të reja direkte me Ukrainën në Stamboll, të hënën. Kievi u shpreh se po e shqyrton propozimin, por kërkoi fillimisht një draft të armëpushimit nga Moska.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco