Zvicër/ Një copë e madhe akullnaje ra në një fshat të evakuuar

Zvicër/ Një copë e madhe akullnaje ra në një fshat të evakuuar

18:57, 28/05/2025

Një pjesë e madhe e një akullnaje në Alpet zvicerane u shkëput, duke shkaktuar rrëshqitje masive të akullit dhe shkëmbinjve drejt fshatit malor Blaten.

Një sasi e jashtëzakonshme materiali ra në luginë,” tha Matthias Ebener, zëdhënësi i autoriteteve lokale, duke shtuar se ende nuk dihet nëse ka viktima nga kjo ngjarje.

Rrëshqitja goditi ndërtesat dhe infrastrukturën e fshatit Blaten, i cili ndodhet në luginën Letzental në jug të Zvicrës dhe numëron rreth 300 banorë.

Autoritetet kishin urdhëruar evakuimin e banorëve më 19 maj, pasi monitoronin me kujdes shpatet e malit që rrethojnë fshatin.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin dramatik të shembjes së akullnajës, ku një re e madhe pluhuri dhe mbeturinash mbulon pjesën e malit, ndërsa shkëmbinj dhe rrënoja rrëshqasin shpejt në drejtim të periferisë së fshatit.

Autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës dhe kanë paralajmëruar për mundësi të reja rrëshqitjesh në zonë. Syri.net-iefimerida

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco