Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i quan objektet civile në Ukrainë, të cilat Rusia i ka goditur ditët e fundit, objekte ushtarake.
Ai gjithashtu deklaron se kjo është një përgjigje ndaj sulmeve masive nga Kievi ndaj objekteve ruse.
Peskov ka nënvizuar se sulmet brutale ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë si një hakmarrje, duke i quajtur ato ushtarake. Ai gjithashtu pretendon se Ukraina po sulmon infrastrukturën sociale të Federatës Ruse.
“Sigurisht, është. Kjo është thënë disa herë. Ne shohim se si ukrainasit po godasin infrastrukturën tonë sociale, infrastrukturën paqësore. Ky është një sulm hakmarrës. Dhe sulmi është pikërisht mbi objektet ushtarake, mbi objektivat ushtarake”, tha Peskov.
© SYRI.net