Trump paralajmëron me tarifa për Apple dhe produktet e BE-së

Trump paralajmëron me tarifa për Apple dhe produktet e BE-së

14:48, 23/05/2025

Presidenti Donald Trump ka thënë se po “rekomandon” vendosjen e tarifave prej 50% për mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në Shtetet e Bashkuara.

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund!”, tha ai në një postim në rrjetet sociale të premten.

Njoftimi shënon një përshkallëzim të luftës tregtare të Trump me BE-në, e cila aktualisht ka një tarifë prej 10% për të gjitha mallrat që hyjnë në Amerikë.

Presidenti kërcënoi gjithashtu të vendoste një taksë importi prej 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në Amerikë.

“Kohë më parë e kam informuar Tim Cook të Apple se pres që iPhone-t e tyre që do të shiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prodhohen dhe ndërtohen në Shtetet e Bashkuara, jo në Indi apo ndonjë vend tjetër”, tha Trump.

Nëse nuk është kështu, një tarifë prej të paktën 25% duhet t’u paguhet SHBA-ve nga Apple.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco