Afrika e Jugut/ 289 punëtorë janë bllokuar në një minierë ari, ‘janë gjallë, u kemi dhënë ushqime’

Afrika e Jugut/ 289 punëtorë janë bllokuar në një minierë ari, ‘janë gjallë, u kemi dhënë ushqime’

13:13, 23/05/2025

Kompania minerare e Afrikës së Jugut, Sibanye Stillëater, ka njoftuar se 289 punëtorë ndodhen të bllokuar në minierën e arit Kloof, rreth 60 kilometra në perëndim të Johanesburgut.

Sipas kompanisë, punëtorët janë në një pikë grumbullimi të sigurt nën tokë dhe kanë marrë ushqim dhe ndihma të tjera.

Një zëdhënës i Sibanye konfirmoi se incidenti ka ndodhur në boshtin Kloof 7 të minierës, duke shtuar se të gjithë punëtorët kanë treguar shenja jete dhe se janë aktivizuar procedurat e sigurisë dhe kontrollit për nxjerrjen e tyre në sipërfaqe.

Ai tha se kompania pret që situata të zgjidhet deri në mesditë të sotme.

Afrika e Jugut është e njohur për minierat e saj të arit, disa prej të cilave janë ndër më të vjetrat në botë.

Aksidentet në miniera janë të zakonshme në këtë rajon, ku edhe më herët këtë vit u nxorën 78 trupa nga një minierë ilegale ari, pas ndërprerjes së furnizimit me ushqim dhe ujë nga policia.

Sibanye Stillëater është një nga kompanitë kryesore në industrinë minerare të vendit, duke shfrytëzuar rezervat e arit në minierën Kloof, ku punon në një thellësi prej rreth 3,200 metrash.

Miniera Kloof përbën 14% të prodhimit total të arit të kompanisë dhe përfshin edhe dy boshte të tjera.

Autoritetet lokale dhe kompania vazhdojnë operacionet e shpëtimit për të nxjerrë punëtorët në sipërfaqe dhe për të siguruar sigurinë e tyre. Syri.net-iefimerida

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco