Kryeministri i Japonisë - Trumpit: Zgjidh investime, jo tarifa!

Kryeministri i Japonisë - Trumpit: Zgjidh investime, jo tarifa!

09:56, 23/05/2025

Kryeministri i Japonisë Shigeru Ishiba tha të premten se zhvilloi bisedime telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, dhe ra dakord të zhvillojë diskutime "produktive" në bisedimet e ardhshme tarifore midis dy palëve.

“Investime, jo tarifa”, u tha Ishiba gazetarëve pas bisedimeve. Ai tha se qëndrimi i Japonisë për të vazhduar presionin ndaj Uashingtonit që të heqë të gjitha masat e fundit tarifore është i pandryshuar, dhe se ai i qëndron planeve për të nxitur investimet japoneze për të krijuar më shumë vende pune në SHBA në këmbim.

Të dy udhëheqësit zhvilluan bisedime menjëherë pasi Ministri i Rivitalizimit Ekonomik, Ryosei Akazaëa, negociatori kryesor i tarifave të Japonisë, u nis për në Uashington për një raund të tretë bisedimesh me homologët e tij amerikanë. Në raundet e mëparshme të bisedimeve, SHBA-të nuk kishin rënë dakord me kërkesat japoneze.

Ishiba tha se i kujtoi Trump se qëndrimi i Japonisë, ishte që administrata amerikane të hiqte të gjitha tarifat e fundit mbi importet nga Japonia, për të cilat presidenti amerikan nuk dha asnjë përgjigje specifike.

“Shpreha pritjet e mia për të zhvilluar një diskutim produktiv dhe ne ramë dakord”, u tha Ishiba gazetarëve.

SHBA-të po vendosin një tarifë prej 25% për importet e automjeteve, një shtyllë e tregtisë së Japonisë me SHBA-në dhe një nxitës kyç i rritjes së ekonomisë. Trump ka lehtësuar disa nga këto tarifa, por ka mbajtur në fuqi tarifa më të larta për çelikun dhe aluminin.

Bisedimet e së premtes u kërkuan nga Trump dhe të dy udhëheqësit diskutuan për rreth 45 minuta mbi një sërë temash, që përfshinin gjithashtu bashkëpunimin në sigurinë midis dy aleatëve dhe vizitën e fundit të presidentit amerikan në Lindjen e Mesme, tha Ishiba.

Ai tha se të dy udhëheqësit ranë dakord gjithashtu të zhvillojnë bisedime, kur të dy të marrin pjesë në samitin e G7-ës në Kanada muajin e ardhshëm./ Euronews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco