Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka folur në lidhje me rishikimin e kushtetutës në Turqi, përgjatë takimit që zhvilloi me homologun e tij hungarez, Viktor Orban.
Ai theksoi se Kushtetuta e re e mundshme në Turqi, do të jetë më e mirë për vendin.
“Ne nuk duam një kushtetutë të re për veten tonë, por për vendin tonë. Nuk jam i shqetësuar për rizgjedhjen ose kandidimin për një pozicion tjetër. E vetmja gjë që na shqetëson është se si mund ta përmirësojmë reputacionin e vendit tonë me masat që do të ndërmarrim." tha Erdogan.
Kushtetuta aktuale e Turqisë është vendosur që në vitin 1982, dhe Qeveria e Erdogan e bëri kërkesën për ndryshimin e saj në 2023.
Opozita e ka është kundër këtij referendumi, pasi sipas saj, qeveria nuk ka plotësuar kushtetutën aktuale. Syri.net-Protothema
© SYRI.net