Deklarata e madhe e dashurisë e Szczesny-t për bashkëshorten: Vendimi më i mirë i jetës sime

Deklarata e madhe e dashurisë e Szczesny-t për bashkëshorten: Vendimi më i mirë i jetës sime

10:03, 22/05/2025

Wojciech Szczesny, portier i Barcelonës, ka emocionuar rrjetet sociale me një deklaratë prekëse dashurie për bashkëshorten e tij, Marina Luczenko. Pasi pranoi publikisht se “shumicën e vendimeve në jetën tonë i merr gruaja ime dhe nuk e kam aspak problem këtë”, ‘gardiani’ polak vendosi t’i dedikojë asaj disa fjalë të ndjera në përvjetorin e martesës së tyre.

“Saktësisht nëntë vite më parë mora vendimin më të mirë të jetës sime: u martova me shoqen time më të mirë, me gruan më të fortë, të sjellshme, gazmore dhe më të bukur në botë. E kam parë të kthehet në nënën më të mirë për fëmijët tanë dhe në partneren time të përsosur. Faleminderit që e bën jetën time më të mirë çdo ditë!”

Kjo deklaratë, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente në rrjetet sociale, ka prekur jo vetëm fansat e çiftit, por edhe shumë ndjekës të thjeshtë që vlerësojnë sinqeritetin dhe mirënjohjen e futbollistit ndaj familjes së tij. Szczesny dhe Marina janë një ndër çiftet më të dashura në botën e sportit dhe showbizit, duke kombinuar karrierën sportive me një jetë të qëndrueshme familjare.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco