Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite/ Viktimat, një çift të rinjsh që do të fejoheshin! Djali sapo kishte blerë unazën

Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite/ Viktimat, një çift të rinjsh që do të fejoheshin! Djali sapo kishte blerë unazën

08:42, 22/05/2025

Dy personat e vrarë, pjesë e misionit diplomatik të ambasadës së Izraelit në SHBA ishin një çift i ri që do të fejoheshin, tha Yechiel Leiter, ambasadori i Izraelit në SHBA në një konferencë për shtyp pak më parë.

“I riu bleu një unazë këtë javë me qëllim që t’i propozojë të dashurës së tij javën tjetër në Jerusalem. “Ata ishin një çift i bukur”, thotë Leiter, raporton BBC.

Dy të rinjtë u qëlluan për vdekje pranë Muzeut Hebre të mërkurën në mbrëmje.

Autori i dyshuar është arrestuar, tha drejtuesja e policisë së kryeqytetit amerikan, Pamela Smith. Pas arrestimit i dyshuari thirri sloganin pro-palestinez (“Palestina e lirë”).

Dy viktimat, një burrë dhe një grua, punonjës të ambasadës izraelite sapo ishin larguar nga një eveniment në Muzeun Hebre, kur i dyshuari 30-vjeçar u afrua dhe hapi zjarr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco