Shtyhet gjyqi për vdekjen e Maradonës, ja arsyeja

Shtyhet gjyqi për vdekjen e Maradonës, ja arsyeja

10:05, 21/05/2025

Procesi gjyqësor ndaj shtatë profesionistëve shëndetësorë të akuzuar për neglizhencë në vdekjen e Diego Maradonës është pezulluar për një javë në Argjentinë. Kjo ndodhi pasi një prej gjyqtareve, Julieta Makintach, u akuzua për mungesë të paanësisë dhe për lejimin e xhirimit të një dokumentari gjatë gjykimit.

Prokurori Patricio Ferrari kërkoi pezullimin, duke argumentuar se situata dëmton besueshmërinë e drejtësisë. Edhe avokatët e familjes së Maradonës mbështetën këtë kërkesë.

Avokati i Leopoldo Luque, mjek kryesor i Maradonës dhe një nga të akuzuarit, kërkoi përjashtimin e gjyqtares, duke pretenduar lidhje të saj me një kompani prodhimi që po punonte për dokumentarin, e cila sipas tij ka lidhje me vëllanë e gjyqtares. Autoritetet konfirmuan praninë e kamerave në sallën e gjyqit, me miratimin e Makintach.

Maradona vdiq më 25 nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare, ndërsa ishte në kujdes shtëpiak pas një operacioni në tru. Shtatë punonjës shëndetësorë akuzohen për mospërmbushje të detyrës dhe rrezikojnë deri në 25 vite burg. Procesi do të rifillojë më 27 maj 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco