Sekretari I Jashtëm i ka thënë parlamentit se Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar negociatat tregtare me Izraelin, për shkak të bllokadës së Gazës. David Lammy tha se ambasadori izraelit është thirrur për këtë çështje.
Sipas Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, ajo çfarë po ndodh në Gaza, me ofensivën e ushtrisë izraleite po dëmton marrëdhënien e qeverisë britanike me qeverinë izraelite.
‘Ne jemi të palëkundur në angazhimin tonë për sigurinë dhe të ardhmen tuaj, për t'iu kundërvënë kërcënimit shumë real nga Irani, plagës së terrorizmit dhe të këqijave të antisemitizmit, por zhvillimi i luftës në Gaza po dëmton marrëdhënien tonë me qeverinë tuaj. Dhe siç ka thënë kryeministri, nëse Izraeli vazhdon këtë ofensivë ushtarake, siç ka kërcënuar, duke mos arritur të sigurojë ofrimin e papenguar të ndihmës, ne do të ndërmarrim veprime të mëtejshme në përgjigje’, u shpreh Lammy.
Ai shton më tej duke thënë se: ‘Pavarësisht përpjekjeve tona, veprimet dhe retorika skandaloze e kësaj qeverie izraelite, kanë vazhduar. Ato po e izolojnë Izraelin nga miqtë dhe partnerët e saj në mbarë botën, duke minuar interesat e popullit izraelit dhe duke dëmtuar imazhin e shtetit të Izraelit në sytë e botës’.
Lammy thotë se sanksionet po vendosen ndaj “tre individëve dhe katër subjekteve të tjera të përfshira në lëvizjen e kolonëve” në Bregun Perëndimor të pushtuar./ The Guardian.
© SYRI.net