Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ndërsa ndodhet në Tiranë, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump, ku diskutuan për luftën Ukrainë-Rusi.
Macron theksoi se ja bëri të ditur Trumpit, se Kremlini nuk po tregon se është gati për paqen në Ukrainë.
“Sapo patëm një telefonatë me presidentin amerikan ndërsa isha në Shqipëri. Edhe një herë, Presidenti Putin refuzon t’i përgjigjet propozimit të armëpushimit pa kushte të paraqitur nga amerikanët dhe të mbështetur nga Ukraina dhe evropianët. Duke refuzuar armëpushimin dhe dialogun me Ukrainën, Rusia po tregon se nuk dëshiron paqe dhe thjesht po përpiqet të fitojë kohë duke vazhduar luftën”, shkroi Macron në një postim në platformën X. Syri.net-CNN.gr.
© SYRI.net