KQZ vendos të numërojë votat nga Greqia

KQZ vendos të numërojë votat nga Greqia

15:33, 16/05/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të vijojë me numërimin e votave të mbërritura nga Greqia, të cilat ishin lënë pezull përkohësisht. Vendimi u bë publik nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili theksoi se nuk është konstatuar asnjë parregullsi në kutitë përkatëse, çka i hap rrugë përfshirjes së këtyre votave në rezultatin përfundimtar.

Pezullimi i votave erdhi pas kërkesës të Partisë Demokratike drejtuar KQZ-së, ku shprehën se kishte dyshime për rregullsinë e tyre. Pas vendimit fillestar të KQZ për numërimin e tyre, Partia Socialiste e kundërshtoi këtë vendim duke e ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili i dha të drejtë KQZ-së.

Megjithatë Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj KQZ-së, duke kërkuar sërish anulimin e vendimit për numërimin e votave të mbërritura nga diaspora greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco