'Po minohet rendi botëror!' Antonio Costa: Agresioni rus në Ukrainë solli luftën në Europë! Në Gaza, tragjedi humanitare

'Po minohet rendi botëror!' Antonio Costa: Agresioni rus në Ukrainë solli luftën në Europë! Në Gaza, tragjedi humanitare

13:28, 16/05/2025

Nga Tirana ku po mbahet Samiti i gjashtë i Komitetit Politik Evropian, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa deklaroi se rendi botëror po minohet nga shumë palë.

“Rendi botëror po minohet nga shumë palë. Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentin europian sërish. Kjo luftë është një sulm ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe parimeve që kemi për zemër si sovraniteti kombëtar dhe funksionimi i kufijve dhe integriteti territorial i vendeve tona.

Situata në Gaza është tragjedi humanitare. E drejta ndërkombëtare po dhunohet. Njerëzit po sulmohen me forcë të zhdrejtë. Për dekada bashkëpunimi ndërkombëtar e tregtar ka bërë që njerëzit të lidhen me njëri tjetrin, ndërkohë kjo ndërvarësi që kemi krijuar u shndërrua në një instrument pushteti dhe presioni”
Ne perditesim... 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco