‘Jemi të gatshëm për kompromise të mundshme’, thotë kreu i delegacionit rus në Stamboll

‘Jemi të gatshëm për kompromise të mundshme’, thotë kreu i delegacionit rus në Stamboll

18:23, 15/05/2025

Kreu i delegacionit rus në Stamboll, Vladimir Medinsky, theksoi se Moska është e gatshme për kompromise të mundshme me palën ukrainase, në mënyrë që të nisin diskutimet.

Nga ana tjetër, presidenti Zelenski njoftoi se në këto diskutime për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, të cilat do të zhvillohen në Moskë, do të jetë i pranishëm ministri i Mbrojtjes ukrainas.

Medinsky shtoi se Rusia është e gatshme të rifillojë diskutimet për një armëpushim 30-ditor.

“Jemi të gatshëm për kompromise të mundshme, jemi të gatshëm t’i diskutojmë ato”, tha Medinsky. Syri.net-iefimerida

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco