Trump dhe princi i Arabisë Saudite nënshkruajnë marrëveshje partneriteti strategjik

Trump dhe princi i Arabisë Saudite nënshkruajnë marrëveshje partneriteti strategjik

15:52, 13/05/2025

Presidenti Donald Trump dhe princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman kanë nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik midis dy vendeve të tyre.

Kjo vjen pasi Presidenti amerikan është në fazën e parë të një turneu të madh diplomatik në Lindjen e Mesme. Më herët, Trump u shoqërua nga Elon Musk dhe udhëheqës të tjerë biznesi në një drekë të bollshme në Riaydh.

Në një dhomë luksoze, presidenti amerikan dhe udhëheqësi saudit u ulën në tavolina dhe nënshkruan marrëveshjen e partneritetit strategjik duke u pasuar me duartrokitje nga ata që po shikonin.

Trump shpreson të sigurojë qindra miliarda dollarë investime në SHBA gjatë udhëtimit 4-ditor në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco